Duam Zgjedhje

Duam Zgjedhje

Kosova, prej 3 shkurtit 2020, e pati një qeveri të re e të mirë. Ajo zvogëloi veten e forcoi shtetin. Me reciprocitet e dinjitet në politikën e jashtme, me luftën kundër korrupsionit në borde e administratë, me transparencë e mirëmenaxhim, qeveria Kurti e fitoi besimin e qytetarëve si asnjë qeveri më përpara. Këtë e kanë vërtetuar dhe matjet e opinionit publik të UNDP-së.

Por kjo qeveri u rrëzua me mocion mosbesimi në 25 mars 2020, ku partitë e vjetra e presidenti u bënë bashkë për ta ndalur ndryshimin. Sipas Kushtetutës dhe precedentëve, vendi do të duhej të shkonte në zgjedhje të reja, por një vendim skandaloz dhe i dyshimtë i Gjykatës Kushtetuese, i hapi rrugën një qeverie e cila për herë të parë do të krijohej pa zgjedhje prej humbësve të zgjedhjeve dhe partive e njerëzve që nuk gëzojnë as mbështetje e as legjitimitet.

Ky veprim është i papranueshëm për qytetarët që duan demokracinë. Kosova ka nevojë të menjëhershme për zgjedhje, që të zgjidhet kriza politike dhe të përcaktohet rruga që do të marrë vendi. Me këtë peticion ne, qytetarët e Kosovës, duke vendosur nënshkrimin dhe numrin e letërnjoftimit, bëjmë të ditur se duam zgjedhje, e se vetëm qeveria e dalë nga zgjedhjet ka legjitimitet për të qeverisur. 

Të dhënat personale të çdo qytetari të Republikës së Kosovës që nënshkruan këtë peticion, garantojmë që do të ruhen në pajtim me LIGJIN NR. 06/L-082 PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE. Të gjitha të dhënat do të verifikohen dhe nënshkrimet jo valide do të largohen.


From February 3rd, 2020, Kosova had a good and new government. It downsized itself and strengthened the state. With the introduction of dignity and reciprocity in foreign policy, with the fight against corruption in the boards of public enterprises and in the public administration, with transparency and good governance, the Kurti government gained the trust of the citizens like no previous government had done before. This has also been confirmed by UNDP’s last public opinion poll.

However, this government was overthrown with a motion of no-confidence on March 25th, 2020, when the old parties and the President came together to stop the change. According to the Constitution and previous precedents, the country should hold new elections. But, a scandalous and suspicious decision of the Constitutional Court has paved the way for a government that for the first time will be formed without elections and by parties who lost the last elections. These parties and individuals have neither support nor legitimacy.

This action is unacceptable for citizens who want democracy. Kosova urgently needs new elections to resolve the political crisis and determine the future of the country.

With this petition, we, the citizens of Kosova, by providing our signatures and ID numbers, announce that we demand elections, and that only a government that results from new elections has the legitimacy to govern.

We guarantee that the personal data of each citizen of the Republic of Kosova who signs this petition will be stored in accordance with LAW NO. 06 / L-082 ON THE PROTECTION OF PERSONAL DATA. All data will be verified and non-valid signatures will be removed.
  • Peticion për
    Kuvendin e Republikës së Kosovës
  • Vendi
    Republika e Kosovës
  • Peticioni përfundon edhe
    Peticioni ka përfunduar. 2020-07-30
  • 60941Nënshkrues
    60.941% përkrahje 100,000

Nënshkruaj Peticionin

Peticioni ka përfunduar.